Atletico hyn në garë për James, befasohet Napoli

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Atletico Madrid njoftohet se planifikon të ‘rrëmbejë’ objektivin e Napolit, James Rodriguez.

Mediet italiane janë të bindura se James do të bëhet një lojtar i Napolit pas Kupës së Amerikës, por Cadena SER paralajmëron se Atleti është gati të nisë sulmin e tyre.

Radio spanjolle shpjegon se kolumbian e ‘dashuron’ jetën në kryeqytetin spanjoll, ndërkohë që marrëdhëniet midis rivalëve të qytetit u zbehën së fundmi nga kalimi i Marcos Llorente nga Real Madrid te Los Rojiblancos, përcjell lajmi.net.

Sidoqoftë, nuk do të ishte një marrëveshje e lehtë për ekipin e Diego Simeonës pasi ata duhet së pari të shesin, me Vitolo dhe Angel Correa që janë në krye të listës.

Kjo nisur nga fakti se ata pritet të shpenzojnë 120 milionë euro për yllin e Benficës dhe ish-objektivin e Juventus, Joao Felix.

James, nga ana e tij, është duke u përgatitur për çerekfinalen e Kupës së Amerikës kundër Kilit të premten në mbrëmje.

Të ngjashme