Atletico interesohet për Andre Silvan

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Atletico Madridi është futur në garë për sulmuesin e Frankfurtit, Andre Silva.

Sulmuesi portugez po kalon në një formë fantastike në Bundesliga dhe ka tërhequr vëmendjen e skuadrës spanjolle.

Së fundmi, sipas të përditshmes gjermane “Bild”, interesim për Silvan ka shprehur Atletico Madridi.

Madje, drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta transferojnë Silvan, që shihet si zëvendësues i Diego Costas së larguar.

Silva këtë sezon në Bundesligë ka shënuar 17 gola në 19 paraqitje, duke asistuar tri herë edhe për bashkëlojtarët.

Të ngjashme