Atletico interesohet për Hazardin

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Atletico Madrid pritet të ketë sërish ndryshime në sulm në afatin kalimtar të verës por ndoshta edhe në janar.

Francezi Lemar nuk ka dhënë atë që pritej nga një lojtar që i kushtoi 65 milionë euro klubit madrilen dhe Diego Simeone mund ta zëvendësojë me Thorgan Hazardin që po shkëlqen me Borussia Monchengladbach.

Plani i Los Colchoneros për belgun është për verën e ardhshme por nëse në janar do të vinte oferta e duhur për Lemar atëherë edhe blerja e Hazard për afro 30 milionë euro nga Borussia do të parapritej pikërisht në afatin kalimtar të dimrit.

Hazard ka realizuar tetë gola në këtë stinor në Bundesligë me skuadrën e Gladbach.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme