Atletico interesohet për Lo Celson

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Skuadra nga La Liga, Atletico Madridi, ka shprehur interesim për mesfushorin e Tottenhamit, argjentinasin Giovani Lo Celso, raporton “AS”.

Tek Atletico janë të gatshëm të paguajnë dëmshpërblim deri në 40 milionë euro për transferimin e Lo Celsos në fund të këtij edicioni pasi trajneri Diego Simeone e sheh si përforcim të duhur për mesfushën në sezonin e ri.

Lo Celso 24-vjeçar është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2019 kurse karrierë ka bërë edhe te Betisi, PSG-ja e Rosario.

Këtë edicion, Lo Celso ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar një herë në 19 ndeshje për Tottenhamin në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me Tottenhamin deri në verën e vitit 2025 kurse ka edhe 21 ndeshje e ka realizuar dy gola me Përfaqësuesen e Argjentinës.

Të ngjashme