Atletico – Liverpool, formacionet e mundshme

Prishtinë | 18 Shk 2020 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Sonte në orën 21:00, Liga e Kampionëve do të rifillojë me ndeshjen Atletico Madrid- Liverpool, të cilat do të masin forcat në kuadër të fazës së 1/8 së këtij kompeticioni në ‘Wanda Metropolitano’.

Për Të Kuqtë nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në përbërje. Sonte mund të ketë disa minuta për Dejan Lovren i cili do ta përbëjë dyshën e qendres së mbrojtjes së bashku me Virgil Van Dijk.
James Milner mund të startojë para kapitenit në formë, Jordan Henderson, në mesfushë. Një plus për trajnerin Jurgen Klopp mund të jetë rikthimi i Sadio Mane në formacionin startues.

Ndërkohë Atletico Madrid vjen me një mungesë të madhe. Joao Felix është i dëmtuar dhe kësisoj pritet të jetë një mungesë e madhe në vijën e sulmit me Vitolon i cili do ta zërë vendin e portugezit.

Djemtë e Diego Simeones do të rreshtohen me formacionin 4-4-2, kundrejt një formacioni po ashtu ofenziv nga ana e Liverpoolit.

Atletico Madrid (4-4-2) – Oblak; Aria, Savic, Felipe, Saul Niguez; Koke, Thomas, Llorente, Vitolo; Correa, Morata.

Liverpool (4-3-3) – Alisson; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Wijnaldum, Milner; Salah, Firmino, Mané. 

Të ngjashme