Atletico Madrid e nis mbrapsht në La Liga

Prishtinë | 14 Qer 2020 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Atletico ka marrë vetëm një pikë në udhëtim te Athletic Bilbao. Sfida e parë e tyre pas pandemisë u mbyllë 1-1.

Atletico Madridi e ka nisur mbrapsht në La Liga.

Atletico Madrid e nis mbrapsht në La Liga

Në ndeshjen e parë pas pandemisë, të besuarit e Diego Simeones kanë marrë vetëm një pikë në udhëtim te Athletic Bilbao.

Sfida ishte ndryshe pa pranin e tifozëve, e cila përfundoi 1-1.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Iker Muniain në minutën e 37’.

Dy minuta më vonë, Diego Costa shënoi për të barazuar gjithçka dhe më, deri në fund të sfidës, nuk pati gola, kështu ekipet ndanë pikët.

Ky është një hap fals për Atleticon objektivi i të cilit është një vend në Champions League.

Atletico mbetet në pozitën e gjashtë me 46 pikë të grumbulluara. 

Të ngjashme