Atletico Madrid pranë transferimit të Dembeles

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Ekipi spanjoll, Atletico Madrid është afër për të nënshkruar me futbollistin e Lyonit, Moussa Dembelen.

Ekipi i Simeones po kërkon një zëvendësues për Diego Costan, i cili u largua nga “Wanda Metropolitano” në janar, ndërsa Dembele po shikohet si opsioni më i mirë.

Është gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano i cili në llogarinë e tij në Twitter tha se Atletico Madrid është një hap larg nënshkrimit me sulmuesin.

Marrëveshja do të finalizohet së shpejti, kurse futbollisti francez do të shkojë në kryeqytetin spanjoll në formë huazimi, me një mundësi blerjeje në fund.

Atletico Madrid janë në rrugë të duhur në La Liga, teksa prijnë në tabelë me një pikë më shumë se Real Madridi, por me tri ndeshje më pak të zhvilluara.

Të ngjashme