Atletico Madrid- Real Madrid, formacionet e mundshme

Prishtinë | 18 Sht 2022 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi viziton “Civitas Metropolitano” të Atletico de Madridit duke shpresuar të fitojë tre pikët pa yllin Karim Benzema.

Rodrygo pritet ta zëvendësojë francezin në 11-shen, me Valverden që pritet të luajë në anën e djathtë të vijës sulmuese.

Atletico pritet të luajë në mbrojtje si gjithmonë, Reali do të duhet të jetë shumë i kujdesshëm me kundërsulmet e Moratas dhe Joao Felix, transmeton Klankosova.tv.

Militao është rikthyer pasi humbi dy ndeshjet e fundit me një dëmtim, por Ancelotti ka të ngjarë të startojë sërish Rudigerin, pasi do të ishte vendimi më i sigurt si për Militaon ashtu edhe për ekipin.

Los Blancos do të duhet të tregojnë një mbrojtje të mirë nëse duan të kenë sukses dhe të fitojnë tre pikët sonte.

Formacionet e mundshme

Atletico de Madrid: Oblak, Reinildo, Hermoso, Ëitsel, Molina, Ñiguez, De Paul, Koke, Lemar, Joao Felix, Morata.

Real Madridi: Courtois, Carvajal, Rudiger, Alaba, Mendy, Tchouameni, Kroos, Modric, Valverde, Vinicius, Rodrygo.

Të ngjashme