Atletico Madrid tregon shenjat e para të jetës pa Griezmannin

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 15:00 | Nga

Duket se Atletico Madridi është duke u përgatitur për një jetë pa Antoine Griezmannin, pasi klubi nuk e ka përfshirë francezin në publikimin e fanellave të reja.

Është raportuar vazhdimisht se Griezmann do t’i bashkohet Barcelonës në verë, pas katër viteve të suksesshme nën urdhrat e Diego Simeones te klubi nga kryeqyteti spanjoll, transmeton Gazeta Express.

Atletico ka vendosur t’i përdorë Saul Niguezin, Diego Costan dhe Lucas Hernandezin për ta promovuar fanellën me të cilin do të luajë si vendas.

Fakti se Atletico e ka injoruar yllin më të madh të skuadrës për një promovim të tillë është shenj se ai mund të mos e veshë fanellën e re sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme