Atletico Madridi dëshiron rikthimin e Agueros

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 14:23 | Nga

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero është lidhur me një rikthim te ish-skuadra e tij, Atletico Madridi.

Klubi spanjoll e sheh argjentinasin si zëvendësues të Antoine Griezmannit, i cili pritet të kalojë te Barcelona në fund të këtij sezoni.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Atletico ka kontaktuar përfaqësuesit e Agueros për të diskutuar rreth transferimit të tij.

Kjo gazetë raporton se edhe Aguero është shprehur i hapur për një rikthim në Spanjë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme