Atletico Madridi dhe Juventusi projektojnë shkëmbimin Morata-Dybala

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Atletico Madridi thuhet se është i interesuar në sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala dhe mund të ofrojë një marrëveshje shkëmbimi ku përfshihet Alvaro Morata.

Morata u kthye në Juventus si huazim verën e kaluar dhe pati një fillim të shkëlqyeshëm në sezonin 2020-21, por u përball me probleme të formës dhe lëndime në gjysmën e dytë të sezonit.

Dybala u dëmtua për pjesën më të madhe të sezonit por u kthye në skuadër drejt fundit të sezonit, por kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2022 dhe klubi ende nuk ka nënshkruar kushte të reja me argjentinasin.

Thashethemet kanë sugjeruar që Dybala mund të largohet këtë verë dhe mediumi Cadena Ser pretendon se Atletico është e interesuar për ish-yllin e Palermos.

Ky medium zbulon se kampionët e La Ligas kanë hyrë në bisedime me Juventusin dhe se Diego Simeone e ka admiruar 27-vjeçarin tash e një kohë të gjatë.

Raporti zbulon se Morata mund të përfshihet në operacion dhe Juventus është i interesuar të nënshkruajë një marrëveshje të përhershme me reprezentuesin spanjoll.

Me situatën kontraktuale të Dybalas në Continassa dhe gatishmërinë për të nënshkruar Moratan, të dy palët thuhet se mund të vendosin të përfundojnë një shkëmbim kokë më kokë për të dy sulmuesit.

Të ngjashme