Atletico Madridi eliminohet në Copa del Rey nga ekipi i ligës së tretë spanjolle

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Atletico Madridi është befasuar në Copa del Rey pasi është eliminuar nga ekipi i ligës së tretë spanjolle, Cornella.

Faza e 1/32-tës në Copa del Rey ka sjell befasi të mëdha, pasi ka ardhur eliminimi i liderëve të La Ligas, Atletico Madridit.

Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone është mposhtur në udhëtim nga Cornella me rezultat minimal 1-0.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e tetë dhe u shënua nga Adrian Jimenez Gomez.

Ky është një eliminim i turpshëm për Los Colchoneros, pasi thuajse të gjithë yjet e ekipit ishin pjesë e formacionit.

Cornella është ekipi i cili bën pjesë në Segunda Division B. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme