Atletico Madridi eliminon kampionin, nuk i ndihmuan mijëra tifozë Liverpoolit

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 23:38 | Nga Ekonomia Online

Atletico Madridi e ka eliminuar Liverpoolin nga Liga e Kampionëve, për të kaluar në çerekfinale, pas fitores me rezultat të përgjithshëm 4-2.

The Reds e mbyllën pjesën e parë me epërsi, fal golit të shënuar nga Georginio Wijnladum që shënoi në minutën e 43-të me një asistim të Alex Oxlade-Chamberlain.

Në pjesën e dytë, të dy skuadrat kishin shanse që të shënonin gola, mirëpo që nuk arritën t’i konkretizonin rastet duke bërë që ndeshja të shkonte në vazhdime shkaku i rezultatit nga ndeshja e parë që po ashtu ishte 1-0.

Në minutat shtesë, Liverpooli e filloi mjaftë mirë, duke marrë epërsinë me anë të Roberto Firminos që shënoi në minutën e 94-të

Por, nga ai gol kaluan vetëm tre minuta, shkaku që Marco Llorente shënoi në portën e vendasve me një shërbim mjaftë të mirë prej Joao Felixit, duke bërë që rezultati të ishte 2-1.

Para se të përfundonte pjesa e parë e kohës shtesë, spanjolli (105’+1) edhe një herë shënoi në portën e The Reds, derisa rezultatin për mysafirët e thelloi edhe më shumë Alvaro Morata në minutës e 120’+1.

Kështu, Liverpooli që ishte kampion në fuqi, zbret nga froni në raundin e tetë të Ligës së Kampionëve, e që pak kush e kishte pritur në gjë të tillë, pasi skuadra që drejtohej nga Jurgen Klopp cilësohej edhe në këtë edicion si favorit.

Të ngjashme