Atletico Madridi interesohet për Pochettinon

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Atletico Madridi është duke menduar të angazhojë në postin e trajnerit argjentinasin Mauricio Pochettino, raportoi “The Telegraph” të martën.

Pochettino është pa angazhim, qëkur u lirua nga Tottenhami pak javë më parë.

Atletico Madridi është duke monitoruar Pochettinon dhe do të bëjë përpjekje të ulë atë në stol, nëse vendos të ndalë bashkëpunimin me Diego Simeonen. Atletico me Simeonen nuk është duke gëzuar formë të mirë këtë stinor.

Me gjithë interesimin, Pochettino raportohet se më tepër preferon të marrë drejtimin e një skuadre në Premier Leaguen e Anglisë, ndonëse në të kaluarën kishte thënë se është i hapur edhe për të punuar në La Liga.

Të ngjashme