Atletico Madridit nuk po i ngutet për shkëmbimin Griezmann-Niguez

Prishtinë | 17 Kor 2021 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Atletico Madridit nuk po i nxitohet për shkëmbimin mes Antoine Griezmann dhe Saul Niguez me Barcelonën.

Tashmë është e ditur që kampionët e Spanjës do të ishin të lumtur ta kthenin Griezmannin, përkundër faktit që francezi do të kishte problem ta fitonte besimin e tifozëve sërish.

Katalonasit janë duke u përpjekur shumë për ta bindur Messin të qëndrojë dhe po kërkojnë ta largojnë Griezmannin për të mbledhur fonde për rinovimin e Messit.

Në ditët e fundit ka pasur raporte nga Barcelona se lojtarë të ndryshëm mund të përfshihen në marrëveshje, siç janë Hermoso dhe Lodi. Edhe emri i Joao Felix është përmendur, por Atletico nuk dëshiron ta shkëmbejë lojtarin, pasi që nuk janë në urgjencë për ta finalizuar marrëveshjen.

Momentalisht, qetësia po mbizotëron te ekipi i Simeones, teksa Barcelona është ajo që duhet të bëjë lëvizjen e para dhe duhet të jetë i duhuri. 

Të ngjashme