Atletico mendon të huazojë Torresin, Newcastle shfaq interesim

Prishtinë | 13 Nën 2017 | 16:40 | Nga

Aventura e Fernando Torres te Atletico Madrid do të përfundojë gjatë janarit.

Sipas Daily Mirror, me ardhjen e Digo Costas, Colchoneros ia kanë hapur derën spanjollit.

Për 33-vjeçarin ka shfaqur interesim Newcastle i Rafa Benitez dhe Southampton i Mauricio Pellegrinos.

Torres është paraqitur në këtë sezon për Atleticon në dhjetë ndeshje në të gjitha garat, por nuk ka shënuar asnjë gol.

Atletico renditet në pozitën e katër këtë sezon në La Liga me 23 pikë, prin Barcelona me 31 pikë.

Në të kaluarën Torres ishte edhe pjesë e Liverpoolit, Chelseat e Milanit.

Kulimin e karrierës e kishte te Reds ku në 102 ndeshje shënoi 65 gola.

https://youtu.be/jkKhNV02PYY

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme