Atletico nxjerr pikë të rëndësishme në Camp Nou

Prishtinë | 21 Sht 2016 | 23:50 | Nga

Barcelona dhe Atletico Madridi kanë barazuar me rezultat 1:1

Barcelona nuk ka arritur më shumë se sa një barazim 1:1 me Atletico Madridin, në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou.

Të parët në epërsi kaluan vendësit, me golin e shënuar nga Ivan Rakitic në minutën e 41’të.

Në pjesën e dytë Atletico Madrid u kthye në lojë me golin e shënuar nga argjentinasi Correa, i cili shënoi golin përfundimtar të këtij takimi.

Pas këtij barazimi, Barcelona mbetet në vendin e tretë me 10 pikë, tre më pak se sa Real Madrid në vendin e parë, ndërsa Atletico në vendin e katërt me 9 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme