Atletico shpenzoi 243 milionë euro në rindërtimin e skuadrës

Prishtinë | 29 Kor 2019 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Trajnerët e mirë ndërtojnë skuadra fituese. Trajnerët e mëdhenj ndërtojnë skuadra fituese, i shpartallojnë ato dhe i rindërtojnë sërish, duke e përsëritur këtë ritëm vazhdimisht.

Ky stinor mund të dëshmojë nëse Simeone është trajner i mirë apo është trajner madhështor, shkruan sot Koha Ditore.

Nëse fitorja e thellë 7:3 të premten në miqësore ndaj Real Madridit është indikator, atëherë e ardhmja duket e ndritshme vërtet.

Ka pasur ndryshime të mëdha tek Atletico Madridi edhe më herët: Sergio Aguero ishte zëvendësuar me Radamel Falcaon, Thibaut Courtoisi me Jan Oblakun, mirëpo kurrë nuk ka ndodhur që një gjenerate të lojtarëve t’u vinte fundi në skuadër aq afër njëri-tjetrit, siç ka ndodhur në dy vjetët e fundit.

Antoine Griezmann është larguar nga vija e sulmit, tri të katërtat e katërshes së mbrojtjes janë larguar dhe mesfushori që stinorin e kaluar e zëvendësoi legjendën e klubit Gabin, Rodri, po ashtu është larguar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme