Atletico transferon mbrojtësin brazilian Lodi

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Atletico Madrid ka kompletuar transferimin e mbrojtësit brazilian, Renan Lodi.

21-vjeçari, i cili më herët ka luajtur për Athletico Paranaense, ka nënshkruar kontratën 6-vjeçare me klubin spanjoll.

Ai tha se është i lumtur që ka mbërritur në këtë klub të madh.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, jam shumë i kënaqur që do të luaj përkrah Diego Simeones i cili është një ndër trajnerët më të mirë në botë”, deklaroi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme