Atletja ukrainase 11 vjeçare vritet nga ushtria ruse

Prishtinë | 25 Mar 2022 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Atletja ukrainase e gjimnastikës, Kateryna Diachenko, 11 vjeç, u vra kur  një shtëpi në Mariupol u godit nga një raketë ruse, thonë raportet.

Gjimastja 11-vjeçare kishte garuar në të gjithë Ukrainën para luftës, shkruan Gazeta Express.

Mariupol është i rrethuar nga forcat ruse, me një pjesë të madhe të qytetit të rrafshuar nga granatimet.

Trajnerja e saj Anastasia Meshchanenkov tha: “Ajo duhej të pushtonte botën, por vdiq e varrosur në rrënoja”.

Të ngjashme