Atmosfera ishte shumë e tensionuar tek Chelsea, futbollistët të revoltuar me Tuchel

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Chelsea e ka shkarkuar sot trajnerin gjerman, Thomas Tuchel.

Kjo ndodhi pas humbjes së mbrëmshme në Ligën e Kampionëve, atje ku Chelsea u mposht nga Dinamo Zagreb.

Gazetari i njohur anglez, Mat Law ka zbuluar prapaskenat që kanë ndodhur, duke thënë se atmosfera ishte shumë e tensionuar.

“Atmosfera në terrenin stërvitor Cobham është përshkruar si e tensionuar. Një grup lojtarësh të Chelsea menduan se ishin trajtuar në mënyrë të padrejtë nga Thomas Tuchel, si në aspektin e përzgjedhjeve ashtu edhe në pozicionet e kërkuara për të luajtur”, tha ai.

Të ngjashme