Atmosferë e qetë në Shkup para ndeshjes Maqedoni – Kosovë

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Pak qarkullim e shumë qetësi po mbizotëron në Shkup, pak orë para ndeshjes mes Maqedonisë dhe Kosovës, e vlefshme për plejof për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim prej orës 20:45 në stadiumin “Toshe Proeski”. Përreth stadiumit aktualisht ka shumë pak qarkullim të njerëzve.

Autoritetet në Maqedoni në kohë pandemie nuk lejojnë grumbullime të mëdha.

Kosova ndeshjen do ta luajë “e përgjysmuar” për shkak të shumë mungesave për arsye të lëndimeve të lojtarëve kryesorë.

Atmosferë e qetë në Shkup para ndeshjes Maqedoni – Kosovë
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme