Aubameyang në spital, është prekur nga malaria

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 08:08 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, është duke u trajtuar në spital pasi është prekur nga malaria ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me Gabonin.

31-vjeçari shënoi në fitoren 3-0 të Gabonit ndaj DR Kongos në kualifikimin e Kupës së Kombeve të Afrikës më 25 mars.

Ai luajti ndeshjen e parë çerekfinale të Arsenalit në Europa League kundër Slavia Prague më 8 prill por humbi fitoren e së dielës ndaj Sheffield United dhe ndeshjen kthyese ndaj klubit çek sonte.

“Kam kaluar disa ditë në spital këtë javë. Unë tashmë po ndjehem shumë më mirë, falë mjekëve të shkëlqyeshëm që zbuluan dhe trajtojnë virusin kaq shpejt. Unë në të vërtetë nuk e ndieja veten mirë në dy javët e fundit, por do të kthehem më shpejt se kurrë”, shkroi ai në Instagram.

Malaria është një sëmundje tropikale e përhapur nga mushkonjat. Simptomat zakonisht shfaqen shtatë deri në 18 ditë pas infektimit, por nuk është ngjitëse.

Të ngjashme