Aubameyangu me statistika të tmerrshme ndaj Man City

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Arsenali do të ketë Manchester Cityn si kundërshtarë të radhës në Premierligë.

Skuadra që aktualisht mban titullin e kampionit në Premierligë, Man City, po kalon në një formë aspak të mirë.

Në të njëjtën situatë është edhe Arsenal, që tashmë ka shkarkuar edhe trajnerin, dhe udhëhiqet nga Ljungberg.

Para derbit të fundjavës, disa statistika interesante janë publikuar rreth Aubameyang dhe paraqitjeve të tij ndaj Man City. Këto statistika nuk do t’iu pëlqejnë aspak tifozëve të Arsenal.

Gjatë tri ndeshjeve të luajtura kundër Manchester City në Premierligë, Aubameyang ka regjistraur vetëm një gjuajtje drejt portës, përcjell lajmi.net.

Gjithashtu, ai nuk ka qenë një rrezik në zonën e 16 metërshit të ‘Citizens’, duke regjistruar vetëm tri prekje me topin në tri ndeshje.

Mbetet të shihet nëse ylli nga Gaboni do t’i përmirësojë statistikat e tij ndaj Man City, ose nëse këta të fundit do ta neutralizojnë përsëri lojtarin.

Të ngjashme