Aulas dhe Juninho të lumtur që e kanë tashmë Shaqirin te Lyoni: Kemi marr një yll, duam trofe

Prishtinë | 25 Gus 2021 | 20:12 | Nga Ekonomia Online

Xherdan Shaqiri është prezantuar te Lyoni, ku prezenti ishin edhe presidenti i klubit, Jean-Michel Aulas dhe drejtori sportiv Juninho.

I pari i klubit ka thënë se Shaqiri e kishte bërë të vuante në Euro 2020, kur eliminoi Francën.

“Jam i lumtur që i urova mirëseardhje në këtë mëngjes. Ai na lëndoi shumë (Francën) në Euro 2020. Jem të lumtur që do ta kemi këtu”, ka thënë presidenti Aulas për ardhjen e Shaqirit.

Fjalë të mira ka pasur edhe drejtori sportiv i Lyon, Juninho, i cili e ka konsideruar Shaqirin si lojtar të madh.

“Ai është një lojtar i madh. Kam biseduar me të dhe ai shprehi dëshirë që të vinte tek ne. Ai është një profesionist i shkëlqyer. Shpresojmë që do t fitojmë tituj me të”, ka thënë braziliani.

Të ngjashme