Austria shqyrton rritjen e pagave të punonjësve bazë ushtarakë dhe civilë

Prishtinë | 27 Gus 2022 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Burrat austriakë duhet të kalojnë shërbimin bazë ushtarak ose civil deri në nëntë muaj (në varësi) kur mbushin 18 vjeç. Për këtë punë të detyrueshme, ata marrin vetëm 362 euro në muaj si shpërblim bazë – përfitime të tjera, si ushqimi ose strehimi kompensim, në varësi të rrethanave, njofton albinfo.at.

Tani, qeveria duket se po kërkon mënyra për të rritur pagat e tyre dhe duket se nga viti i ardhshëm, të rinjtë do të marrin 978 euro, raporton e përditshmja der Standard.

Shpërblimi do të jetë në përputhje me vendet e punës hyrëse në sektorin e sigurisë dhe mund të lidhet me më shumë buxhet për ushtrinë austriake.

Të ngjashme