Autoritetet shëndetësore zvicerane pezullojnë ndeshjen Zvicër Ukrainë

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja e Ligës së Kombeve, Zvicër-Ukrainë që ishte planifikuar për një kohë tjetër pasi që e tërë skuadra e Ukrainës është karantinuar shkaku i testeve pozitive me COVID-19 te Ukraina

Lajmin e kanë konfirmuar UEFA dhe Federata e Futbolli të Ukrainës të martën, ku nga testet tre futbollistë rezultuan pozitivë me COVID-19, Eduard Sobol, Yevhen Makarenko dhe Dmytro Riznyk.

UEFA dhe FFU kanë thënë që Departamenti i Shëndetësisë në Kantonin e Lucernit e ka futur në karantinë tërë delegacionin nga Ukraina, kështu që ndeshja është pezulluar.

UEFA, FFU dhe Federata e Futbollit e Zvicrës ishin gati për ta luajtur ndeshje, por ajo u ndalua për shkak se autoritet shëndetësore lokale sugjeruan që ajo mos të luhet”, thuhet në një komunikatë për shtyp.

Bazuar në portokolin e UEFA-së për pandeminë, nëse një skuadër nuk mund të luhet ndeshje, ajo do të ri-organizohet nga administrata e UEFA-së.

UEFA ka thënë në një deklaratë që nëse ndeshja nuk mund të zhvendoset në një orar të ri, atëherë vendimi për këtë çështje merret nga Komisioni për Kontroll, Etik dhe Disiplinë i UEFA-së.

Ukraina udhëtoi në Zvicër pasi u mposht 3-1 nga Gjermania të shtunën e kaluar.

Të ngjashme