Avancohen bisedimet mes Derbyt dhe Lampardit

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 12:57 | Nga

Frank Lampard është afër të bëhet menaxher i klubit që bën gara në Championship, Derby County.

Sipas “Sky Sport”, bisedimet mes klubit anglez dhe legjendës së Chelseat kanë avancuar dukshëm gjatë ditës së sotme, transmeton IndeksOnline.

Lampard pritet ta zë vendin e trajnerit, Gary Rowett, i cili tashmë është shkarkuar nga detyra.

Nëse legjenda angleze merr drejtimin e klubit, atëherë kjo do të ishte hera e parë dhe aventura e re si trajner profesionist.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme