Avdijaj ka bindur drejtuesit e Emmenit

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi kosovar, Donis Avdijaj, pritet të mbetet pjesë e skuadrës elitare të Holandës, Emmen.

Siç raportohet në mediumet e Holandës, Avdijaj i ka bindur me paraqitje drejtuesit e klubit holandez. Ai ka disa javë që është në prova te Emmeni, meqë që një kohë të gjatë është pa klub, transmeton KOHA.

24-vjeçari së fundi ishte pjesë e skuadrës skoceze, Hearts. Ai karrierë më herët ka bërë edhe në Turqi, Austri dhe Gjermani te Schalke.

Në rast se nënshkruan marrëveshje, për Avdijajn do të ishte kthimi i dytë në Holandë. Në Holandë luajti për Willem II dhe Rodën.

Të ngjashme