Avdijaj kthehet në Përfaqësuese pas shtatë muajsh

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 09:19 | Nga

Sulmuesi Donis Avdijaj pas shtatë muajsh mungesë do të kthehet në Përfaqësuesen e Kosovës. Sulmuesi shtatshkurtër është ftuar nga seleksionuesi i Kosovës, zvicerani Bernard Challandes, për ndeshjen miqësore me Shqipërinë që Kosova e luan në Zuerich më 29 maj.

Pjesë e Kosovës, Avdijaj ishte së fundi më 6 tetor të vitit të kaluar. Por ai ishte larguar në ditën e ndeshjes që Kosova e luajti me Ukrainën, në kuadër të xhiros së parafundit kualifikuese për botërorin “Rusia 2018”, shkruan sot Koha Ditore.

Atëkohë u tha se Avdijaj u largua për shkak të një lëndimi, por burimet e gazetës thanë tjetër gjë: që Avdijaj u largua nga ekipi në momentin që mësoi se nuk do të jetë titullar ndaj Ukrainës.

Avdijaj nuk u ftua më nga ish-trajneri Albert Bunjaki e as nga ndihmësi i tij Muharrem Sahiti për ndeshjen që Kosova e luajti kundër Letonisë pak kohë më vonë. Sulmuesi nuk u ftua as për dy ndeshjet e tjera miqësore të luajtura në Francë ndaj Madagaskarit (1:0) e Burkina Fasos (2:0). Këto dy sfida i drejtoi seleksionuesi i ri, Bernard Challandes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme