Avdijaj në prova te Pescara

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj është në prova te Pescara, ekip që këtë edicion bën gara në Serie B, kanë njoftuar mediumet italiane të mërkurën.

“Tuttomercatoweb” ka bërë të ditur se prej ditës së martë, Avdijaj i është bashkuar Pescaras në prova në tentim për t’i bindur drejtuesit e klubit që t’i ofrojnë kontratë, të paktën deri në fund të këtij edicioni.

Avdijaj aktualisht është lojtar i lirë, pasi ditë më parë ka shkëputur kontratën me ekipin nga Holanda, Willem II, transmeton Koha Ditore.

“Avdijaj po mundohet të ringjallë karrierën te Pescara pas largimit nga Willem II për shkak të problemeve disiplinore. Ai po stërvitet te Pescara, dhe nëse dëshmon veten mund të firmosë kontratë”, ka shkruar sajti italian.

22-vjeçari këtë edicion ka shënuar tetë gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 19 paraqitje për ekipin holandez. Ai karrierë ka bërë edhe te Schalke, Roda e Sturmi.

Avdijaj para dy vjetësh ka debutuar te Kosova dhe deri më tani ka shënuar dy gola në gjashtë paraqitje. Pescara këtë edicion po lufton për kthim në Serie A, pasi renditet në pozitën e pestë në tabelë me 45 pikë, pesë më pak se Brescia, që prin pas 28 xhirove.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme