Avioni i Leo Messit bën ulje të detyruar në Bruksel, kishte probleme teknike

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Avioni privat i Lionel Messit bën një ulje të detyruar në Bruksel në aeroportin e kryeqytetit belg “Zavantem”.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat belge të cilat raportojnë se për shkak të disa problemeve në marshin e uljes, avioni i yllit argjentinas ka bërë një ulje emergjente, përcjell GazetaBlic.

Ende nuk dihet nëse Messi ka qenë i pranishëm në bordin e avionit të tij, por sipas portalit belg “HLN”, avioni u detyrua të ulej në tokë teksa ishte nisur drejt Tenerifes.

Messi zotëron një “Gulfstream V”, të cilin e bleu dy vite më parë për 13 milionë euro. Ai e ka personalizuar atë me numrin e fanellës së tij 10 në bisht, ndërsa ka shkruar edhe emrat e fëmijëve, gruas dhe vetes në shkallët e avionit.

Të ngjashme