Azemi do mbrojtje më agresive ndaj Ukrainës

Prishtinë | 02 Sht 2016 | 19:54 | Nga

Kapiteni i përfaqësues së Kosovës në basketboll, Edmond Azemi ka folur para ndeshjes me Ukraninën, që do të zhvillohet nesër.

Ai kërkoi nga bashkëlojtarët e tij që ta harrojnë humbjen kundër Sllovenisë, dhe të fokusohen në sfidën e radhës.

Azemi tha se duel me Ukrainën do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse sipas tij, edhe Ukraina është e fortë si Sllovenia. Ai kërkon mbrojtje me agresive kundër ukrainasve.

“Siç tha kryetari dhe elektori këtë lojë (Slloveninë) duhet më harruar, duhet t’i përmirësojmë gabimet që bëmë me Slloveninë dhe ta kemi parasysh se Ukraina është ekip shumë i fortë, është e njëjtë si Sllovenia. Lojën me Slloveninë mbrojtja nuk ka qenë në nivel të duhur, por në lojë me Ukrainën mbrojtja jonë besoj se do të jetë shumë më agresive, nuk do ta lejojmë kundërshtarin të shënon shumë pikë, siç ka shënuar Sllovenia dhe i ftojë të gjithë tifozët, ata të cilët e duan Kosovën dhe basketbollin si sport le të vijnë të na përkrahin ekipin tonë dhe na duhet përkrahja e tyre për të nxjerr një rezultat pozitiv”, ka pohuar Azemi.

Të ngjashme