Azerbajxhani i befasuar me turpin që përjetoi në Kosovë

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Azerbajxhani kishte udhëtuar me motiv të madh në Prishtinë për të shënuar fitoren e nevojshme që të dalë në vend të parë në grup dhe të arrijë në plejofin e Ligës D të Ligës së Kombeve. Por u kthye në shtëpi i turpëruar pas debaklit të pësuar në Prishtinë.

“Përfaqësuesja e Azerbajxhanit turpërohet në Kosovë”, ka shkruar “Azerisport.com”.

Humbja 4:0 e pësuar nga Kosova ishte befasi për futbollistët e Azerbajxhanit, shkruan sot Koha Ditore.

“Askush nuk e ka pritur këtë. Ne jemi përgatitur seriozisht për këtë ndeshje. Lojtarët e dinin se ishte si finale. Kjo ishte mundësia jonë e fundit për të dalë nga grupi. Por çfarë të bëjmë? Në futboll ndodh. Ishte vërtet e papritur dhe në të njëjtën kohë një humbje turpëruese. Humbëm, nuk ishim në gjendje të bëjmë asgjë. Kosova luajti më mirë dhe meritoi fitoren. Duhet të harrojmë këtë humbje, nuk ka nevojë të flasim. Askush nuk ka besuar se do të ndodhë kështu”, ka thënë futbollisti azerbajxhanas Afran Ismaylov. “Arsyeja kryesore ishte se ne luajtëm dobët e Kosova luajti fort”.

Goli i parë i shënuar nga Arbër Zeneli pas 62 sekondave lojë shtangu Azerbajxhanin, që duhej të shënonte fitore për të arritur në krye të grupit. Kosovës i mjaftonte edhe barazimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme