Azerbajxhani kërkon fitoren, refuzon rolin e favoritit

Prishtinë | 20 Nën 2018 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i Azerbajxhanit, Gurban Gurbanov, ka thënë të njëjtën që e ka thënë edhe përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, se ekipi kundërshtar është favorit.

Për Gurbanovin, Kosova është favorite për ta fituar ndeshjen vendimtare për vendin e parë në Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve, ndërkohë gjysmë ore para tij, Challandes tha se Azerbajxhani është favorit për shkak të përvojës që ka, shkruan sot Koha Ditore.

Gurbanov ka treguar disa arsye pse mendon që Kosova mund ta fitojë ndeshjen. Gjatë konferencës për media të mbajtur të hënën mbrëma, tha se Kosova ka lojtarë të mirë individualë, me mbrojtje dhe sulm të fortë. Siç tha Gurbanov, Kosova është edhe në aspektin e lojës kolektive goxha e mirë dhe pas vete do ta ketë edhe lojtarin e 12-të – shikuesit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme