Azerbajxhani vjen për të fituar dhe për të prishur planet e Kosovës

Prishtinë | 19 Nën 2018 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Te Kosova, e sidomos te tifozët e saj, ka eufori pas fitores më të thellë deri më tani, asaj 5:0 të arritur ndaj Maltës të shtunën mbrëma. Por fitorja e thellë vlerësohet se nuk do të ketë vlerë nëse Kosova nuk fiton apo të paktën nuk barazon të martën ndaj Azerbajxhanit në ndeshjen vendimtare për të fituar Grupin 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Derisa te Kosova ka entuziazëm, edhe te Azerbajxhani është frymë pozitive, që ka sjellë fitorja 2:0 ndaj Ishujve Faroe, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndeshja Azerbajxhani – Ishujt Faroe u luajt në kohë të njëjtë me atë Malta – Kosova. Azerbajxhani mori fitoren që i duhej për të mbetur në garë për të zënë vendin e parë në grup dhe kështu të sigurojë plejofin e Ligës D, e po ashtu kalimin në Ligën C për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Para ndeshjes vendimtare që luhet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45, Kosova prinë në grup me 11 pikë. Azerbajxhani është i dyti me nëntë pikë, ndërsa Ishujt Faroe e Malta tashmë janë pa gjasa. Kosovës i mjafton barazimi për të fituar grupin, por azerbajxhanasit vijnë në Prishtinë për të fituar dhe kështu për të prishur festën e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme