Aziz Salihu organizon turne boksi, kërkon mbështetje financiare

Prishtinë | 24 Gus 2018 | 09:15 | Nga

Aziz Salihu ka thënë se klubi i boksit Prishtina ka bërë që Kosova të njihet në gjithë botën. Dhe për të nderuar klubin në të cilin është edhe kryetar, Salihu ka vendosur që të organizojë një turne. Turneun ka paraparë ta mbajë të shtunën nga ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Qëllimi i Salihut për të mbajtur këtë turne është që të mbledhë boksierët të cilët kanë kontribuar për klubin më të madh dhe më të suksesshëm në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Por për ta organizuar turneun në mënyrën më të mirë, Salihu kërkon të mbështetet financiarisht, gjë që, sipas tij, ende nuk ka ndodhur.

Ai shpreson që të premten (sot) do t’i mbledhë mjetet financiare për ta organizuar turneun.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme