Babai i Emiliano Sala: S’mendoj se do ta gjejmë të gjallë

Prishtinë | 05 Shk 2019 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Babai i sulmuesit të zhdukur të Cardiff City, Emiliano Sala është deklaruar pas zhvillimeve të fundit rreth tragjedisë, ku pas disa javësh është gjetur aeroplani në det, me një trup brenda.

Horacio Sala ka thënë se do të ishte mrekulli nëse i biri i tij do të gjendej i gjallë, gjë për të cilën ka pas shpresa.

“Nuk jam duke shpresuar se Emilianon do ta gjejmë të gjallë”, ka thënë ai për Marca.

“Do të ishte mrekulli. Më duhet të them se e kemi humbur shpresën se do të gjendet i gjallë”.

“Shpresojmë se të dy trupa [edhe i pilotit] do të gjenden brenda në aeroplan. S’kam ç’të them tjetër”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme