Babai i Messi refuzon PSG-në, por ia tregon klubit francez të ardhmen e yllit argjentinas

Prishtinë | 28 Gus 2020 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi është kthyer në temë të mediave botërore këto ditë, pas kërkesës së tij për largim nga Barcelona.

Shumë klube janë vënë në garë për yllin argjentinas, i cili ende nuk ka folur për vendimin e tij dhe cili do të jetë hapi i ardhshëm.

Nga Franca vijnë lajme që kthjellojnë paksa të ardhmen e Messit.

Sipas L’Equipe, babai Lionel Messi, Jorge e ka informuar Paris Saint-Germainin se argjentinasi nuk kalon te klubi francez, pasi që ka vendosur të kalojë te Manchester City.

Sipas gazetës franceze, drejtori i PSG-së, Leonardo, ka rënë në kontakt me Jorge Messin për ta informuar për interesimin e klubit nga Ligue 1 për djalin e tij.

Mësohet se Leonardo është informuar për zgjedhjen e re të Messit, ku ai do të kalojë te Manchester City për tu bashkuar me Pep Guardiolan.

Të ngjashme