Babai i Messit e këshillon argjentinasin ta pranojë ofertën e PSG-së

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

E ardhmja e Messit ende nuk dihet. Argjentinasi do ta bëjë të ditur vendimin e tij në fund të sezonit dhe përkundër që dëshira e tij është të vazhdojë me Barcelonën për shkak të projektit të klubit dhe sepse nuk duhet ta largojë familjen e tij nga Barcelona, babai dhe agjenti i yllit të Barcelonës po i bën presion ta pranojë ofertën e PSG-së.

Babai i argjentinasit e konsideron se lojtari duhet ta mbyllë ciklin e tij me katalonasit, përcjell Gazeta Express.

Paris Saint-Germain e ka ndjekur yllin e Barcelonës për shumë kohë dhe nuk e ka fshehur këtë gjë.

Jorge Messi tashmë e ka dhënë opinionin e tij dhe i mbetet Messit të vendos rreth të ardhmes së tij. 

Të ngjashme