Babai i Neymar do të takohet me drejtorin e Juves

Prishtinë | 18 Kor 2019 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Babai i Neymar, Neymar Santos Sr., do të takohet me drejtorin sporitv të Juventusit, Fabio Paratici, sipas raportimeve nga Paolo Paganini i Rai Sport.

Sipas tij, takimi do të zhvillohet në Torino, dhe nuk do të diskutohet mundësia e transferimit por vetëm do të merren informata për momentin.

Sidoqoftë, Juventus mund ta shfrytëzojë mundësinë ta bëjë një lëvizje për brazilianin i cili po shikon të largohet nga Paris Saint-Germain.

Së fundi ishte raportuar se Neymar mund të rikthehet te Barcelona, mirëpo fort lehtë në këtë tregim mund të futet edhe Zonja e Vjetër.

Të ngjashme