Babai i Shkodran Mustafit nuk përjashton mundësinë që shqiptari të largohet nga Arsenali

Prishtinë | 14 Nën 2020 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Shkodran Mustafi është futur në vitin e fundit të kontratës me Arsenalin.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer me klubin anglez që pas ardhjes së trajnerit Mikel Arteta.

Megjithatë bisedimet me Arsenalin për një vazhdim të kontratës nuk janë në rrugën e duhur dhe ka interesime për qendërmbrojtësin.

Ditë më parë është raportuar se skuadra gjermane Eintracht Frankufrt ka shprehur interesim për transferimin e shqiptarit.

Megjithatë tani ka folur babai i Shkodranit, Kujtim Mustafi i cili ka lënë të hapura të gjitha mundësitë sa i përket të ardhmes së shqiptarit.

“Asgjë nuk përjashtohet, ne mund të imagjinojmë gjithçka sa i përket të ardhmes së tij”.

“Shkodrani mund të largohet falas në verë dhe është e natyrshme që ka interesime, por të shohim”, ka deklaruar Kujtim Mustafi, babai i Shkodranit.

Kujtojmë që Mustafi iu bashkua Arsenalit në verën e vitit 2016 nga Valencia për 41 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme