Babai konfirmon lajmin e hidhur për Haaland, vështirë edhe për Krishtlindje

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Haaland mund të mos luajë më në vitin 2021, dhe është duke punuar shumë që të nisë me këmbë të mbarë 2022-shin.

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland, ka pësuar një dëmtim kohët e fundit, dëmtim që pritet ta mbajë gjatë jashtë fushave.

Klubi kishte parashikuar mungesën e 21-vjeçarit për disa javë, por ishte sinjal i gabuar, pasi sulmuesi do të mungojë shumë më gjatë.

Lajmi është konfirmuar nga Alf-Inge Haaland, babai i lojtarit, i cili gjithashtu ka qenë futbollist dhe ka luajtur për Manchester City nga 2000 deri më 2003.

Në një intervistë për TV2 norvegjeze, ai zbuloi:

“Do të ishte një avantazh nëse ai mund të luante disa ndeshje para Krishtlindjeve, por kjo ka shumë pak gjasa të ndodhë”.

“Rikuperimi po shkon mirë, sipas rrethanave, por ai do të jetë jashtë lojës për një kohë të gjatë. Ne do të shikojmë se si do të jetë gjendja e tij nga dita në ditë”, u shpreh babai i Haaland.

Lëndimi erdhi për 21-vjeçarin kur ishte në formë jetësore.

Ai deri më tani numëron 13 gola këtë sezon, në vetëm 10 paraqitje – pra ka realizuar tre gola më shumë se ndeshje në sezonin 2021/22.

Të ngjashme