Bacca i gatshëm të rikthehet në La Ligë

Prishtinë | 03 Nën 2016 | 09:36 | Nga
 Carlos Bacca është i gatshëm të rikthehet në La Ligë.

Sulmuesi ka refuzuar t’i kërkojë falje trajnerit Vincenzo Montella pas reagimit që bëri pas zëvendësimit në duelin e xhiros së shkuar ndaj Pescaras në Serie A.

Andaj, Atletico Madrid ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e tij, raporton e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”.

Ish sulmuesi i Sevillas kërkohet edhe nga Paris Saint-Germain.

Por, Atletico Madrid konsiderohet si favorit për blerjen e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme