Bad News Eagles përballen me Imperial sot

Prishtinë | 15 Maj 2022 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Bad News Eagles do të kenë një përballje vendimtare në turneun më të madh të CS:GO, ndaj Imperial.

Ekipi kosovar, Bad News Eagles do ta zhvillojnë sot ndeshjen e radhës në kuadër të fazës “Legends Stage” në turneun PGL Antwerp Major CS:GO.

Kundërshtari i radhës i BNE do të jetë ekipi brazilian Imperial dhe ky ballafaqim pritet të startoj nga ora 18:15, transmeton lajmi.net.

Si Bad News Eagles ashtu edhe Imperial kanë nga dy humbje në ‘Legends Stage’.

Fituesi i këtij dueli do të vazhdojë tutje në turneun e CS:GO.

Të ngjashme