Badelj nuk vazhdon me Fiorentinen, pesë skuadra e duan kroatin

Prishtinë | 15 Dhj 2017 | 16:37 | Nga

Mesfushori kroat, Milan Badelj ka vendosur për tu larguar nga Fiorentina.

Badelj është në vitin e fundit të kontratës dhe nuk ka pranuar vazhdimin me skuadrën italiane.

Kësisoj klubi vjollcë ka vendosur ta largojë në janar që tê fitojë diçka nga shitja e tij.

Për shërbimet e kroatit, interesim ka shprehur gjiganti italian Roma.

Përveç Romës, në garë për lojtarin interesim kanë shprehur edhe katër akuadra tjera evropiane.

Atletico Madrid, Valencia, Zenit St Petersburg dhe Borussia Dortmund janë skuadrat tjera që e duan kroatin.

Badelj iu bashkua Fiorentinës nga skuadra gjermane Hamburg tri vite më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme