Bailly nuk kthehet te Unitedi deri në vitin 2020

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Manchester United ka marrë një lajm të hidhur nga Eric Bailly shkaku i lëndimit në gju.

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë pësoi lëndim në përballjen ndaj Tottenham Hotspurit në kuadër të ndeshjeve parasezonale.

Bailly pritej që të ishte lider në mbrojtjen e Djajve të Kuq për këtë sezon, mirëpo duket se gjysma e edicionit për të ka mbaruar.

Stafi mjekësor thuhet se i ka konfirmuar Ole Gunnar Solskjaerit se lojtari do të mungojë deri në vitin 2020.

United e ka kuptuar se nuk do të mund të llogarisë në Baillyn deri në muajin janar apo shkurt të vitit 2020.

Të ngjashme