Bailly do të mbetet tek United

Prishtinë | 28 Kor 2018 | 17:30 | Nga
Eric Bailly nuk do të largohet nga Manchester United këtë verë, megjithëse Jose Mourinho planifikon të transferojë mbrojtës për ta forcuar vijën e fundit.

Djajtë e Kuq e kanë siguruar lojtarin e Bregut të Fildishtë se e ardhmja e tij në skuadër është e sigurtë, teksa mundohen të nënshkruajnë me Harry Maguire të Leicester City.

Bailly ka luajtur në të gjitha ndeshjet para-sezonale të United dhe pritet që të jetë titullar në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Premierligë ndaj Leicester City.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme