Bajgat dhe dragonjtë: fëmijët në Mianmar lënë lopët për ragbi

Prishtinë | 11 Gus 2019 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Duke larguar lopët dhe mbeturinat, ekipi i vetëm i të rinjve të Mianmarit në ragbi, stërvitet në periferi të qytetit Yangon, në mënyrë që të jetë sa më i përgatitur për t’u përballur me shkollat më të mira ndërkombëtare të këtij vendi.

Kur lojtarët e rinj të ekipit “Dragonjtë e Vegjël” nuk janë duke vrapuar zbathur në fushën e mbushur me mbeturina, ajo në të shumtën e rasteve përdoret si kullosë për lopët apo edhe si ring për luftërat e gjelave.

Megjithatë, fëmijët sa herë që duan të stërvitin apo të luajnë ragbi, fillimisht largojnë mbeturinat, bajgat e në fund edhe lopët në mënyrë që fushën e tyre ta kenë në shfrytëzim për sport.

Një gjë e tillë ndodh çdo vikend. Saktësisht, çdo të diel, djem dhe vajza të moshës 5 deri në 18 vjeç nga qyteti i Yangonit mund të shihen duke luajtur ragbi, një pamje kjo që befason të gjithë për shkak se në këtë shtet ky sport është fare pak i njohur.

Të ngjashme