Bajoku mposhtet në meçin e parë

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Boksieri kosovar Shpejtim Bajoku është mposhtur në luftën e parë të turneut kualifikues për Lojërat Olimpike “Tokio 2020” që po mbahet në Londër.

Bajoku, që garon në kategori deri 63 kilogramë, pësoi me ndërprerje në raundin e tretë nga boksieri me shtetësi daneze Nikolai Terteryan. Këndi i Bajokut hodhi peshqirin rreth një minutë pa mbaruar raundi. Të shtunën u eliminua në meç të parë edhe Besart Pireva, ndërsa Donjeta Sadiku ka kaluar sfidën e parë.

Të ngjashme